JA PERSE DUHET TE ECNI TE PAKTEN 30 MINUTA NE DITE
Jini të sinqertë me veten: Krejt lehtësisht ju i shpenzoni 30 minuta në Instagram, Facebook dhe Snapchat. (ok, të gjithë e bëjmë këtë). Atëherë, lëre telefonin dhe përdore atë kohë për bërë një ecje në lagjen tënde, në park apo në një pike të caktuar. Duhet të dini që mund të ndodhin 9 gjëra të mrekullueshme me ju, nëse i shfrytëzoni këto minuta duke ecur.
Do të digjni rreth 150 kalori
Në varësi të peshës suaj dhe të shpejtësisë së ecjes që do të bëni, keni gjasa që të digjni rreth 150 kalori, kudo që të jeni duke e bërë këtë 30 minutësh. Prandaj, mos u shqetësoni nëse e hani një biskotë pas kësaj ecjeje – e keni merituar.
Do të ndiheni më të qetë
Veprimi i të ecurit ka efekt qetësues edhe atëherë kur mund të jeni duke ekspoluar një qytet të dendur e të zhurmshëm e jo një zonë të qetë. Mund të ecni duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar apo nën shoqërinë e një personi tjetër.
Këmbët tuaja do të tonifikohen
Vetëm 30 minuta ecje në ditë mund të forcojnë dhe tonifikojnë muskujt e kofshëve dhe të pulpave tuaja. Shoqëroni ecjen tuaj me ushtrime rezistence dy here në javë (lunges, squats etj) dhe do të shikoni rezultate shumë më të mira.
Variçet në këmbët tuaja mund të reduktohen
Të ecurit rregullisht është provuar që ndihmon në zvogëlimin e pamjes së variçeve, kjo sipa Klinikës së Cleveland.
Do të përmirësohet sistemi tretës
Pas konsumimit të një vakti të rëndë, mos u shtrini rehat në divan, përpara TV. Një ecje 30 minutëshe do të bënte që ushqimi të tretej më lehtë dhe niveli i sheqerit në gjak të jetë i qëndrueshëm.
Do të ndiheni më krijues
Nuk e dime nëse e keni provuar më pare, por kur të dilni për ecje merrni një bllok shënimesh me vete. Edhe ju vetë do të habiteni se sa ide krijuese do t’ju vijnë ndërmend ndërkohë që lëvizni dhe spastroni mendjen.
Do të komunikosh me ata që ke lënë pas dore
Diçka që mund ta merrni me vete kur ecni është sigurisht telefoni. Përdoreni këtë kohë ecjeje për të mare në telefon miq që ndodhen larg, apo familjarë që nuk i keni dëgjuar prej kohësh. Përse jo të mos shkoni të takoni miq që nuk i keni pare me kohë, për shkak të angazhimeve ditore.
Do të frymëzoheni më shumë për të bërë aktivitet fizik
Pasi ta keni bërë ecjen rutinën tuaj për disa javë, ecja juaj prej 30 minutash do të jetë një gjë krejt e lehtë për ju. Madje ju do të frymëzoheni që të kaloni në një nivel tjetër dhe të provonit 30 minuta vrap apo biçikletë. Mundësitë janë të pafundme. Mjafton të jetë dëshira dhe vullneti i mire.