Ja mesazhi i Dana White pas largimit të Ronda Rousey nga UFC
January 30, 2018
0 comments
Share

Ja mesazhi i Dana White pas largimit të Ronda Rousey nga UFC

Ronda Rousey, një nga ikonat e arteve marciale mikse, deklaroi dy ditë më parë se tashmë për të është koha të nisë një aventurë të re në WWE (world wrestling entertainment), duke hequr përfundimisht dorë nga UFC-ja. Kampionia amerikane doli edhe në eventin e Royal Rumble që u zhvillua të dielën në Philadelphia, duke konfirmuar se ka nënshkruar një kontratë me WWE-në. Natyrisht që nga ky largim ka mbetur disi i mërzitur presidenti i UFC-së, Dana White, por që nuk i ka kursyer fjalët e mira për Rousey, sportistja që e ktheu këtë sport në një event të dashur botëror.

Ronda Rousey gjate prezantimit te Royal Rumble

Jam shumë i lumtur për të. Ajo gjithnjë e ka dashur këtë sport, ka qenë një fanse e madhe e “wrestling”, ndaj e di se sa e rëndësishme është për Ronda të duelojë në këtë sport të ri. Ajo arrin të përmbushë gjithnjë atë që dëshiron. I uroj suksese, do të mbetet një mike e mirë për mua, një sportiste që e bëri UFC-në të dashur anembanë botës”, u shpreh Dana White. Ende nuk dihet se kur do të bëhet debutimi i Ronda Rousey në sportin e ri, por gjasat janë që ajo të zhvillojë duelin e parë në eventin e “wrestlemania 34”, që zhvillohet në prill.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *