JA KU TË BAZOHENI PËR TË ZGJEDHUR PROTEINËN TUAJ SUPLEMENT
October 29, 2018
0 comments
Share

JA KU TË BAZOHENI PËR TË ZGJEDHUR PROTEINËN TUAJ SUPLEMENT

SI TE ZGJEDHIM PROTEINEN E DUHUR

Zgjedhja e nje pluhuri proteinik mund te jete e ngaterruar. Ka qindra e qindra marka dhe shije pluhurash proteinik. Lexoni informacionin e meposhtem qe te mund te merrni vendimin e duhur per blerjen me te mire.

ÇMIMI KUNDREJT CILESISE


Jo te gjitha pluhurat proteinik prodhohen njesoj. Te zgjedhesh nje pluhur proteinik duke u bazuar vetem tek cmimi eshte gabim. Ka shume faktore qe luajne rol ne prodhimin e nje pluhuri proteinik. Zakonisht, nje cmim i ulet eshte i barazvlefshem me nje cilesi te ulet te perberesve dhe nje proces kontrolli cilesie me te ulet. Nje proçes prodhimi i varfer mund te ule cilesine e produktit perfundimtar, duke e bere proteinen me pak bio te vlefshme. E thene thjesht…ju po harxhoni para kot per shkak te nje proteine me cilesi te dobet, qe nuk eshte lehtesisht e tretshme.

Si per pjesen me te madhe te produkteve, çmimi eshte i barabarte me cilesine. Merrni kohen e duhur per te bere kerkimet tuaja. Zakonisht, sa me shume harxhoni, aq me shume merrni per ate vlere te harxhuar.


PROTEINA WHEY (Hirra): 
E ISOLUARA (Isolate) kundrejt TE PERZIERES (Blend) kundrejt TE KONCENTRUARES (Concentrate)

Proteina Whey e izoluar (Isolate) eshte forma me e paster e proteines whey. Kjo eshte proteine e paster ne masen 90-98% dhe permban shume pak yndyre dhe laktoze. Per shkak te kesaj, proteina Whey e izoluar eshte e mire, burim proteinik me kalori te ulet, per ata qe ngrene pesha, te cilet duan te ruajne peshen ose ta ulin ate. Per shkak te pastertise se saj, proteina Whey e izoluar eshte gjithashtu dhe me shume e kushtueshme.


Proteina Whey e perqendruar (Concentrate) permban me shume yndyre dhe laktoze, sesa nje e izoluar dhe eshte pothuajse 70-85% proteine e paster. Proteina Whey e perqendruar eshte me pak e kushtueshme dhe ka nivel me te larte kalorish. Per kete shkak, proteina Whey e perqendruar eshte nje zgjedhje me e mire per ata qe ngrene pesha, qe po shtojne masen muskulore ose trupore.

Proteina Whey e perzier (Blend) eshte nje proteine Whey mesatarisht e mire. Nese kerkoni cilesi, proteine Whey me kosto efektive dhe nuk po kerkoni te bini në peshe, apo te shtoni, proteina Whey e perzier eshte ajo qe ju duhet.


NE KERKIM TE NJE PROFILI TE MIRE AMINO ACID


Nje profil amino acid eshte thjesht sasia e amino acideve , BCAA dhe amino acidet themelore qe perfshihen ne nje proteine pluhur. Ndersa veshtrojme nje profil amino acid, gjeja e pare qe duhet vene re re eshte sasia e amino acideve themelore dhe BCAA per racion.

BCAAs

• Leucine

• Isoleucine

• Valine

Amino Acide themelore

• Phenylalanine

• Valine

• Threonine

• Tryptophan

• Isoleucine

• Methionine

• Leucine

• Lysine

Ka 12 amino acide jo themelore. Amino acidet jo themelore mund te prodhohen nga trupi. Eshte shume me e rendesishme te keni nje proteine pluhur me nje profil te mire amino acidesh themelore, sesa te shqetesoheni per perberjen e amino acideve jo themelore te pluhurit proteinik.


SHTUESIT E PESHES (Weight gainers)

Nese doni te zgjidhni nje shtues peshe (weight gainer), merrni ne konsiderate 7 pikat e meposhtme:

1. ÇMIMI kundrejt CILESISE. Nje shtues peshe (weight gainer) nuk eshte i ndryshem nga nje pluhur proteinik. Çmim i ulet shpesh do te thote cilesi e ulet e perberesve, standarte te varfra prodhimi, proteina jo lehtesisht te tretshme dhe mundesine e informacioneve te gabuara ne etikete. Keshtu qe, kerkoni per nje shtues peshe te prodhuar nga nje kompani me reputacion te mire.

2. SHIJA. Çfare te mire ka nje shtues peshe cilesor nese ka nje shije te tmerrshme? Nese eshte e mundur shikoni komentet e produktit online, perpara se ta blini. Vini rendesi opinioneve dhe komenteve te atyre qe e kane provuar. Shumica e tyre nuk genjen. Gjeja e fundit qe deshironi te beni eshte te harxhoni para në nje shtues peshe, qe eshte si shkumes, me kokrriza e me shije te keqe.

3. PROTEINA. Kerkoni per nje shtrirje te mire proteinike per racion. Juve ju nevojiten se paku 40 gram proteine per nje pije (weight gainer shake) shtues peshe. Te marresh me shume proteina ne mengjes, apo pas stervitjes eshte gjithashtu nje ide e mire. Nje shtues peshe me 50-60 gram proteina per racion eshte i duhuri per keto vakte te dites.

4. RAPORTI PROTEINE/KARBOHIDRATE. Nje shtues peshe duhet t’ju siguroje juve nje sasi te mire kalorish nga karboidratet. Kerkoni per nje raport karbohidrate/proteine në 2/1 per racion.

5. SHEQERI. Shikoni sasine e sheqerit per racion. Disa shtues peshe (weight gainers) kane me shume sheqer te perzier me aromatizues dhe pluhur proteinash. Kerkoni per shtues peshe qe kane me pak se 30 gram sheqer per racion. Shume shtues peshe cilesore kane me pak se 10gram sheqer per racion.

6. KOLESTEROLI. Kerkoni per nje shtues peshe qe ka me pak se 100 mgs kolesterol per racion.

7. YNDYRNAT E NGOPURA (Saturated fat). Yndyrnat e ngopura (saturated) jane yndyrna te keqija. Shumica e shtuesve te peshave cilesore kane rreth 5-10 gram te yndyrnave saturated per racion. Disa nga shtuesit e peshave e kane kete tregues rreth 20 gram per racion.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *