Ja 5 duelet më të mira të Golovkin, që kazaku i ka fituar me KO (video)
September 5, 2018
0 comments
Share

Ja 5 duelet më të mira të Golovkin, që kazaku i ka fituar me KO (video)

Boksieri kazak Gennady Golovkin është ende i pamposhtur në karrierën e tij si profesionist, duke arritur deri më tani 38 fitore dhe 1 barazim. Të vetmin barazim e arriti në përballjen ndaj meksikanit Saul “Canelo” Alvarez, ndaj të cilit do të duelojë sërish më 15 shtator, në Las Vegas, në revanshin mes dy më të mirëve të peshës së mesme.

Më poshtë, një video me “top-5” fitoret më të bukura të kampionit të botës me KO, që tregojnë se Golovkin është një mbret në peshën e mesme.

5-Dominic Wade – 23 prill 2016. Fitore me KO në raundin e dytë, sfidë e zhvilluar në Kaliforni.

4-Grzegorz Proksa – 1 shtator 2012. Fitore me KO në raundin e pestë, sfidë e zhvilluar në Nju Jork.

3-Matthew Macklin – 29 qershor 2013. Fitore me KO në raundin e raundin e tretë, sfidë e zhvilluar në Konektikat.

2-Nobuhiro Ishida – 30 mars 2013. Fitore me KO në raundin e tretë, sfidë e zhvilluar në Montekarlo.

1-Marco Antonio Rubio – 18 tetor 2014. Fitore me KO në raundin e dytë, sfidë e zhvilluar në Kaliforni.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *