Ish-kampionia e botës rikthehet në kafaz
December 24, 2018
0 comments
Share

Ish-kampionia e botës rikthehet në kafaz

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka zyrtarizuar duelin e peshës “bantamweight” (pesha 57-61kg) mes ish-kampiones së botës së këtij Divizioni, veteranes Holly Holm dhe Aspen Ladd, e pamposhtur në kafaz. Ky duel do të organizohet në eventin UFC-235, që do të zhvillohet më 2 mars, në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit.

Një duel i shumëpritur në artet marciale mikse, që rikthehen në kafaz pas 9 muajsh pushim Holly Holm, sportisten që shokoi botën në vitin 2015, kur mundi ish-kampionen e kësaj peshe, Ronda Rousey, duke rrëmbyer titullin. Dueli ndaj Aspen Ladd nuk është i vlefshëm për titullin kampion të kësaj peshe, që mbahet nga Amanda Nunes, por një sfidë që të çon drejt titullit.

Për Ladd, 7 fitore e asnjë humbje në kafaz, kjo sfidë është shumë e rëndësishme, pasi i hap dyert për një duel edhe më të rëndësishëm në të ardhmen në rast se fiton ndaj një ikone të UFC-së si Holm, që është numri 2 i peshës “bantamweight”. Por edhe vetë Holm e synon këtë duel ndaj Nunes në të ardhmen në rast se fiton në UFC-235. Holm është rikthyer vjet në këtë Divizion pas disa përpjekjesh të dështuara në peshën “featherweight” (pesha 61-66kg), ku nuk arriti të shpallej kampione. Ndaj Holm, 12 fitore e 4 humbje në UFC, shpreson të triumfojë si ndaj Ladd ashtu dhe ndaj Nunes,  për t’u rikthyer kampione e botës në peshën e saj të preferuar, ku dikur shkruajti historinë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *