Ish-kampionia e botës pranon ofertën për duelin ndaj Nunes
January 24, 2019
0 comments
Share

Ish-kampionia e botës pranon ofertën për duelin ndaj Nunes

Ish-kampionia e botës në peshën “bantamweight” (pesha 52-54kg), Holly Holm, është gati të duelojë ndaj Amanda Nunes (17 fitore e 4 humbje në UFC), kampiones së dyfishtë e botës në artet marciale mikse. Nunes mban titujt kampionë si në peshën “bantamweight” ashtu dhe atë “featherweight” (pesha 61-66kg). Këtë të fundit ajo e fitoi në duelin e 29 dhjetorit ndaj Cris Cyborg (UFC-232).

Por Holm kërkon që ndaj Nunes të duelojë në peshën e saj të preferuar, “bantamweight”, ku ndihet më komode. Peshë ku dikur ka qenë kampione, kur në vitin 2015 befasoi të gjithë me fitoren ndaj ikonës Ronda Rousey. Ndaj Holm, 12 fitore e 4 humbje në artet marciale mikse, kërkon të rishkruajë historinë, duke u rikthyer kampione në këtë Divizion.

Amanda Nunes

Unë mendoj se pesha “bantamweight” është ajo ku ne duhet të përballemi, fusha jonë e betejës. Unë nuk e di se si do të jetë e ardhmja, por jam e sigurtë që ne të dyja dëshirojmë të përballemi në atë peshë. Kam kohë që synoj të rikthehem në atë Divizion, që është pesha ime ideale. Ndaj, nëse UFC do të më japë mundësinë, jam gati të sfidoj Nunes aty”, u shpreh Holly Holm.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *