Ish-kampioni sfidon Jones: Më prit, princeshë
Luke Rockhold mendon se do të arrijë diçka që shoku i ekipit Daniel Cormier ka dështuar ta bëjë në dy raste. Të mposhtë Jon Jones.
Një ish-kampion i peshës së mesme në UFC, Rockhold pritet të ngjitet në light-heavyweight dhe i ka thënë TMZ se nuk e ka frikë Jones, i cili para disa një jave është shpallur kampion bote pas fitores ndaj Alexander Gustafsson.
“Mendoj se mund të mposhtet,” shprehet Rockhold. “Ai është shumë i mirë, shumë taktik dhe di si të shfrytëzojë aftësitë e tij. Mendoj se jam më i mirë se ai, madje kam më tepër fuqi.
“Do të jem një luftëtar tjetër në këtë peshë. Do të ngjitem për ta mposhtur. Do të ndeshem me dikë tjetër në fillim, që të shihni se si do të jem në këtë peshë.