Ish-kampioni i UFC-së dëshiron të ndeshet me Tysonin
June 4, 2020
0 comments
Share

Ish-kampioni i UFC-së dëshiron të ndeshet me Tysonin

Ish-kampioni i UFC-së në peshat e lehta, Tito Ortiz, ka zbuluar se është kontaktuar për t’u përballur me Mike Tysonin, derisa ka thënë se mezi pret që të ballafaqohet me të.

53-vjeçari Tyson ka befasuar tifozët e tij me transformimin e trupit, derisa ka paralajmëruar rikthimin në ring për meçe.

“Mora një thirrje të rastësishme nga dikush që punon në ‘Mike Tyson’s Podcast” dhe ata më pyetën nëse do të isha i interesuar për të luftuar me Mike Tysonin”, u shpreh Ortiz.

“E kam parë që ai është në formë. Unë thashë: ‘Po, sigurisht që do të isha i interesuar për këtë’”, shtoi ai.

“Dhe kjo ishte para një jave. Por, askush nuk më ka thirrur apo më ka thënë diçka. Unë jam duke pritur se çfarë do të ndodhë”, tha Ortiz.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *