
Ish kampioni i Kosovës, Flamur Elezaj një boksier i respektuar në Gjermani
Flamur Elezaj, djaloshi me prejardhje nga Peja, por që jeton dhe ushtron në Hanover të Gjermanisë, më 28 prill do të ketë ndeshjen e radhës por ish kampioni i Kosovës në peshën e rënd ende nuk e di kundërshtarin, pasi në ditët në vijim emri do të publikohet.
Me boks filloi qysh në moshën 15 vjeçare në KB Peja dhe deri në vitin 2013 kur edhe e braktisi vendin për një jetë më të mirë, disa herë u shpall kampion i vendit por pati edhe shumë suksese vendore dhe ndërkombëtare, transmeton portali për sporte luftarake “ArenaRing”. Në vitin 2013, debuton në boksin profesionist edhe atë kundër një kundërshtari të papërshtatshëm, Ahliman Qurbanoë nga Azerbajxhani të cilin e mposht në raundin e tretë TKO duke e lënduar rëndë në arkadë. Tre ndeshjet e para profesionale Elezaj ka qenë nën komandën e trajnerit Frank Ndue, kurse tre të tjerat i ka zhvilluar duke qenë anëtar i Wet Boxer nga Hanoveri.
Të gjitha takimet në profesionalizëm deri tani i ka fitore. Duhet cekur një fakt se ai përveç se është aktiv në boks, ai poashtu është edhe trajneri i klubit boxit Fight Holics nga Hanoveri. Synimi i tij është që një ditë të ngjitet në majat botërore dhe për këtë po punon shumë që për ta arritur të njejtën.