Ish-kampioni i botës: Nuk rikthehem në UFC pa rinovuar kontratën
May 4, 2018
0 comments
Share

Ish-kampioni i botës: Nuk rikthehem në UFC pa rinovuar kontratën

Nuk do të rikthehem në kafaz për të dueluar, për sa kohë nuk do të kem rinovuar kontarën me UFC-në”, ka deklaruar sot për mediat Eddie Alvarez, ish-kampioni i botës në artet marciale mikse në peshën e lehtë. Amerikani e mbajti këtë titull deri në nëntor të 2016-ës, kur u mund nga Conor McGregor. Kohët e fundit është përfolur për një duel mes Alvarez dhe Dustin Poirier në një event të UFC-së në Calgary, por amerikani ka vënë veton.

Duke parë se si janë gjërat, është e pamundur që kjo përballje të zhvillohet. Me UFC-në po bisedojmë vetëm për rinovimin e kontratës dhe ata e dinë shumë mirë se çfarë dua, ndaj të mos tallen me mua. Mendoj se e meritoj të dueloj me luftëtarët më të mirë të kategorisë time dhe ka ende disa rivalë që dua t’i heq qafe në kafaz. Por nuk kam ndërmend të dueloj sërish, për sa kohë nuk do të kem firmosur një kontratë të re me UFC-në”, tha Eddie Alvarez.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *