
Ish kampioni i botës, Azem Maksutaj, me fondacion për të ndihmuar
Ish kampioni i botës në Kikboks, Azem Maksutaj ka kërkuar mbështetje maksimale nga fansat dhe shqiptarët kudo që janë duke shpërnda faqen e tij në facebook si dhe ne Instagram me te vetmin qëllim që të mbledh sa më shumë përcjellës që më pas ai të fillon të punoj maksimalisht në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar të varfrit, të sëmurit si dhe sportin në Kosovë.
Ai më pas ka paralajmëruar se ka plan të hap edhe një fondacion që do të quhet “AzemFondation” ku edhe do të regjistrohet çdo investim i dhuruar, transmeton portali për sporte luftarake “ArenaRing”.