Ish-kampioni i botës: Asnjë boksier nuk dëshiron të duelojë më me mua
Boksieri kazak Gennady Golovkin, ish-kampion i botës në peshën e mesme, ka deklaruar sot se më 8 qershor do të përballet me Steve Rolls. Një emër enigmë dhe aspak i njohur. Gjithsesi, kjo zgjedhje e Golovkin e ka një arsye.
“Edhe unë nuk e njoh shumë mirë këtë rival. E pashë, ai duket i “uritur” për të fituar ndaj meje. Është një boksier i rrezikshëm dhe i pamposhtur”, tha Golovkin, 38 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim në karrierën e tij.
Ndrsa rivali i tij, kanadezi Steve Rolls, numëron 19 fitore e asnjë humbje në karrierë. “Dëshiroja shumë që të përballesha me një rival më të fortë, por asnjë nuk do të duelojë me mua. Gjithsesi, unë kam një kontratë me DAZN për 6 duele dhe për mua nuk ka më rëndësi se cilin kam përballë”, tha Golovkin.