Ish-boksieri pështyn Conor McGregor në mes të rrugës
May 2, 2019
0 comments
Share

Ish-boksieri pështyn Conor McGregor në mes të rrugës

Conor McGregor dhe Paulie Malignaggi kanë dy vite që sulmojnë njëri-tjetrin sa herë që kanë mundësinë.

Ish-boksieri shfrytëzon çdo mundësi për të folur rreth McGregor pasi të dy kishin mosmarrëveshje në prag të sfidës më të madhe të historisë së boksit mes irlandezit dhe Floyd Mayweather.

McGregor e përdori si kundërshtar në stërvitje Malignaggi-n, por nxori disa foto dhe video në rrjetet sociale ku ai nuk dukej edhe aq mirë.

Dhe që prej atij momenti, ata janë konfrontuar shumë herë, madje një herë në mes të rrugës të rrethuar nga tifozë dhe gazetarë.

Të martën ish-boksieri ka postuar një video në Instagram ku tregon mungesë të theksuar respekti.

Ai ka pështyrë muralen gjigante të McGregor, por video është kritikuar edhe nga vetë ndjekësit e tij. 

 

 

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *