Isen Gjugja, shkatërrues i kundërshtarëve në ring
March 18, 2019
0 comments
Share

Isen Gjugja, shkatërrues i kundërshtarëve në ring

Portali për sporte luftarake “ArenaRing” nuk i harron as sportistët që kanë lënë shenj ne Muaythai dhe K1, kështu që do të prezantojmë një luftëtar që kur nuk është dorëzuar në ring dhe kështu gjatë karrierës së tij ka arritur shumë suksese. Bëhet fjalë për Isen Gjugja i cili me prejardhje është nga Gjakova por që jeton dhe vepron në Zvicër, atje ku edhe i ka arritur sukseset e tija më të mëdha. Me sport ai filloi nga mosha 18 vjet, kurse luftën e tij të parë e zhvilloi pas 2 viteve ku edhe debutoi me sukses. Në një prononcim për portalin tonë ai beson se në një të ardhme të shpejt do të fillon të punoj edhe si trajner por ndoshta edhe do hap shkollën e tij.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport?

Gjugja: Me sportet luftarake kam filluar pak me vonesë edhe pse qysh nga fëmijëria kam qenë pasionues  ndaj tyre dhe kështu vendosa në moshën 18 vjeçare të regjistrohem në klubin “Wing Thai Gym”‚ Azem Maksutaj , kurse pastaj kam vazhduar në Klubin “Muaythai Natthapong Gym”.

ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?

Gjugja: Kam ushtruar dy vite me radhë maksimalisht për tu futur në ring dhe kështu në moshën 20 vjeçare debutova me sukses ndaj një kundërshtari me përvojë.  Dua të ceki se si fillestar gjithçka ishte e vështir mirëpo me kalimin e kohës gjerat filluan te shkonin ashtu si i kisha planifikuar.

ArenaRing: Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Gjugja: Ky sport në Zvicër është shumë i zhvilluar dhe interesimi është shumë i madh sidomos tek moshat e reja.

ArenaRing: Sukseset e juaja?

Gjugja: Sukseset e mija janë të shumta por do i potencoj tre më kryesoret: Kampion i Zvicrës ne WFC, Kampion i Evropës WFC si dhe kampion Bote SPF.

ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen, do hapni ndonjë shkollë?

Gjugja: E kam menduar që me kalimin e kohës edhe unë të jem një trajner i ndonjë klubit, por ndoshta edhe do hapi shkollën time. Këto janë planet e mija në të ardhmen.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Gjugja: Në fillim nuk kam pas edhe shumë mbështetje nga familja sepse ky sport është i vështire por edhe i rrezikshëm, por me kalimin e kohës e fitova mbështetjen edhe nga familja dhe shokët.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Gjugja: Po kam pasur bashkëpunim me sportistë te Kosovës dhe te Shqipërisë dhe vendet te tjera te Kikboksit.

 

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja?

Gjugja: Të gjitha ndeshjet kanë qenë të mira mirëpo më kryesorja ishte Kur u bëra Kampion Bote ku edhe pata emocione të mëdha. Nga ana tjetër zhgënjime nuk kam pasur shumë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *