Intervistë ekskluzive me Florian Markun, gladiatorin shqiptar që po krenohet shqiptaria
February 8, 2018
0 comments
Share

Intervistë ekskluzive me Florian Markun, gladiatorin shqiptar që po krenohet shqiptaria

Gladiatori shqiptar, Florian Marku, i cili me prejardhje nga Kosova por i lindur në Lushnje të  Shqipërisë mund të themi lirisht se për momentin është ambasadori numër një i ringjeve botërore në kikboks dhe MMA duke i sjell kështu popullit shqiptar kudo që paraqitet krenarinë. Ai në një intervistë ekskluzive ku tjetër përveç tek agjencia për sporte luftarake “ArenaRing” ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij si dhe synimet dhe ëndrrat që ende nuk i ka arrit. Qysh në moshën 11 vjeçare ka filluar me sportet luftarake, njëherit me kikboks kurse më pas ka filluar me MMA. Deri tani ka arrit të shpallet katër herë kampion bote kurse një Evrope dhe sipas tij ai synon edhe më shumë, andaj nuk po ndalet me stërvitje vetëm e vetëm që të jetë i përgatitur gjithmonë kur e kërkon nevoja.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport ?

Marku: Me sportet luftarake kam filluar qysh në moshën 11 vjeçare sepse ishin të vetmet aktivitete që më bënë për veti ! Të them drejtën isha një djalosh temperament dhe bëja probleme në rrugë, ndërkohë që shumë herë jam ndesh edhe në rrugë, por boksi më futi në rrugën e duhur dhe sot jam një djalosh i respektuar kudo që paraqitem.

ArenaRing: Ku ishin fillimet e juaja dhe pas sa kohe u futet në ring?

Marku: Fillimet e mija ishin në ekipin e kikboksit “Armago” në Greqi ku dhe jam edhe tani. Trajnerët e mi janë Giorgos dhe Kostas Armagos. Kurse debutimin tim të parë e bëra vetëm pas 5 muajve ku edhe triumfova.

ArenaRing: Pas disa viteve u futet në MMA, arsyeja ?

Marku: Po arrita shumë suksese në Kikboks dhe doja diçka tjetër dhe MMA e kuptova si lojë që më përshtatej më shumë sepse i ka të gjitha teknikat brenda.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje

Marku: Jam fatlum sepse kam shumë mbështetje nga familja ime dhe gjithmonë janë pranë meje kudo që paraqitem.

ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëria dhe jashtë saj?

Marku: Kam respektin e duhur te shumë sportistë shqiptar andaj mundohem maksimalisht tua kthej të njëjtën por edhe duke u stërvitur, andaj duhet të përkrahim njëri tjetrin nëse dëshirojmë suksese.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Marku: Ndjenja më e mira e imja është kur gjithë shqiptarët mbushin stadiumin kurse e keqja besoj kur humba  para 6 viteve me pik me një kundërshtar 7 kg më të rënd.

ArenaRing: A jeni të kënaqur me arritjet financiare që ju ka sjell ky sport?

Marku: Po jam i kënaqur nga statusi im që kam arritur si sportist por mendoj të ngjitem edhe më lart.

ArenaRing: Planifikoni që në të ardhmen të keni shkollën e juaj dhe të jeni trajner?

Marku: Momentalisht po mendoj vetëm për aktivitet e mija sepse duhet përqendrim maksimal por do vije një ditë kur do të dëshiroj të hap shkollën time speciale dhe të bëhem trajner sepse për mua sporti është jetë.

ArenaRing: Ndeshja e radhës dhe çfarë plane keni për vitin 2018?

Marku: Për sivjet kam shumë kërkesa profesionale dhe mendoj se do jetë një vit ndryshe nga tjerat. Ja tani më 10 shkurt në Linz të Austrisë do të ngjitem në ring kundër Dzevad Muftic i cili vjen nga Bosnja ku shpresoj edhe të fitoj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *