Intervistë: Bernardin Jakaj, djaloshi që nuk din për humbje
October 2, 2017
0 comments
Share

Intervistë: Bernardin Jakaj, djaloshi që nuk din për humbje

Boksieri me prejardhje nga fshati Fshaj i Gjakovës dal ngadalë po bën karrierë në Austri dhe i njëjti ka një statistikë interesante ku nga 14 ndeshje nuk ka humbur asnjë. Ai më 25 nëntor në Austri do të ngjitet në ring edhe atë debutues në boksin profesionist dhe për këtë qëllim po bën përgatitje intensive që të nis karrierën e re me triumf. Portali i specializuar për sporte luftarake “ArenaRing” ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me këtë djaloshin 20 vjeçar i cili ëndrra e tij është që një ditë të ngjitet në majat e këtij sporti. Interesante është se trajner ka legjendën e boksit kosovar, Shpëtim Shala, kurse miqësi të madhe ka edhe me vëllezërit Avdylaj.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport?

Bernardin Jakaj: Me boks kam filluar të merrem qysh në moshën 14 vjeçare. Njëherit planet e mija ishin që të nisi me këtë sport si hobi por tani atë e shoh si diçka primare në jetën time.

ArenaRing: Në cilin klub u regjistruat dhe kush janë trajnerët e tu?

Bernardin Jakaj: Karrierën time e kam filluar në klubin Boxteam në Vjen, kurse trajner i imi është Josef Brayer i cili dikur ka qen kampion bote në Kikboks

ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe si ishte ndeshja e parë ?

Bernardin Jakaj: Trajneri im nga fillimi vërejti kualitetin tim, andaj punonte special me mua dhe kështu ai ma dha besimin të futem në ring pas 1 viti ku edhe fitova me KO në raundin e parë. Dua të ceki se edhe kam qen shumë i përgatitur, njëherit normal kisha tremë por me ndihmën e zotit ja arrita qëllimit. Ndryshe, dua të zbuloj se shokët që i kam dhe  që janë luftëtar ishin ata që më motivuan që të futem në ring.

ArenaRing: Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Bernardin Jakaj: Në Austri ky sport nuk përkrahjet shumë fatkeqësisht, por ajo nuk do me thënë asgjë, nëse beson në vetveten do të arrish atë që ke planifikuar në jetë.

ArenaRing: Sukseset e juaja?

Bernardin Jakaj: Deri tani kam 14 ndeshje amatore ku të gjitha i kam fituar, ndërkohe që meçin e parë profesionalist e kisha me 14 korrik në Pejë ku edhe arrita ta fitoj

ArenaRing: Ndeshja e radhës?

Bernardin Jakaj: Ballafaqimi im i ardhshëm është më 25 nëntor në “Wiener Neustad” në Vjenë dhe jam duke u përgatit maksimalisht për këtë duel, sepse dua të nis me kam të mbarë profesionalizmin.

ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen?

Bernardin Jakaj: Planet e mija siç thash është që të filloj karrierën në boksin profesionist me triumf dhe pastaj të shohim, planet vijnë vetvetiu.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Bernardin Jakaj: Familja më ka përkrah shumë dhe për këtë publikisht i falënderoi.

ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosovë, Shqipëri dhe jashtë saj?

Bernardin Jakaj: Menaxheri im është boksieri i mirënjohur shqiptar Shpetim Shala dhe me të përveq ushtrimeve shpesh bëj edhe sparing, ndërkohë miqësi të afërt kam edhe me dy vëllezërit Hekuran dhe Dardan Avdylaj, kikboksierë  të suksesshëm ku gjithashtu përgatitemi bashkë.

ArenaRing: Ndjenja juaj më e mirë dhe ajo më e keqja?  

Bernardin Jakaj: Ndjenja imja më e mirë është kur fitoj takimet dhe kështu i bëj krenar familjen dhe shokët, kurse ndjenja e keqe është kur anulohet ndeshja 1 javë para zhvillimit të saj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *