
Inaugurohet palestra moderne për mundje në Prishtinë
Të dielën në Prishtinë u bë inaugurimi i palestrës së re, të dedikuar special për mundje dhe me kushte modern. Kurse iniciator i saj dhe ndihmësi kryesor është Arben Allajbegu, një njeri i cili po i ndihmon shumë klubit të mundjes “Mentaz Allajbegu”, njëherit është edhe kryetar.
Ai para të pranishmëve u shpreh shumë i gëzuar që erdhi deri tek realizimi i këtij projekti. “Te dashur miq pas një kohe të vështirë, me sakrifica të ndryshme nga ne si Klub i Mundjes Mentaz Allajbegu inauguruam objektin sportiv , ku fëmijët dhe trajnerët do kenë mundësinë te stërviten siç duhet dhe e meritojnë. Uroj nga zemra e shpirti suksese te gjithave .Falënderoj mysafiret nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.
Ndryshe, ndër mysafirët në këtë ngjarje ka qene dhe kryetari i Federatës së mundjes së Kosovës, Naim Muja.