Ilir Zeneli e nis me fitore ëndrrën profesionale
Ilir Zeneli, boksieri i “ArenaRing BoxPromotion” ka debutuar në mënyrën më të mirë në boksin Profesionist duke fituar me ndërprerje në raundin e dytë ndaj serbit, Vanja Dumitrov. Kosovari qysh nga fillimi ka qen ai i cili mbajt tempin e ndeshjes, ku edhe ishte i vendosur që ta përplas për toke përfaqësuesin e serbisë dhe këtë e arriti në raundin e dytë ku pas disa goditjeve të njëpasnjëshme kundërshtari i tij u dorëzua dhe nuk mundi të vazhdoj ndeshjen. Me suksesin e arritur i kënaqur ka qen Iliri i cili kishte pas vetës edhe publikun i cili vazhdimisht brohoriste emrin e tij në këtë përballje.
“Debutimi im me sukses ishte një ndenje e paharrueshme qe sigurisht do ta kujtoj gjithë jetën. Kundërshtar ka qen shumë i papërshtatshëm por jo edhe aq i vështirë dhe mund të them lirisht se mbështetja që më është bërë në palestër ka ndikuar që unë të përfundoi ndeshjen para kohe dhe për këtë falënderoi për mbështetjen familjen time dhe gjithë shqiptaret, shokët që ishin të pranishëm”, tha Iliri, duke shtuar se ndeshjen e ardhshme do ta ketë pas 1 muaji në Karlsruhe . “Ndeshjen e ardhshme e kemi caktuar menjëherë më 21.12.2019 në Rastatt të Gjermanisë ku së bashku me trajnerin tim Giuseppe Prestano kemi bërë edhe planin e përgatitjes. Kundërshtarin ende nuk e di, por së shpejti do ta publikoj”.
Si secili sportist edhe Ilir Zeneli ka planet e tija jetësore ashtu ai thotë se qëllimi kryesor i tij është që të sheh vetën në majat botërore ne këtë sport. “Planet e mia për të ardhme janë që të fitoj të gjitha ndeshjet e para dhe të përgatitem në maksimum ne të ardhmen edhe për ndonjë titull. Dhe normal të gjitha këto pres ti arrij me ndihmën e menaxherit tim Avdyl Salihu ku shpresoj së bashku do të arrijmë shumë suksese”, përfundoi Ilir Zeneli.