Ilir Latifi fton kampionin e dyfishtë të botës në duel për titull
Pasi mposhti Stipe Miocic në UFC-226 dhe u bë kampion bote në peshën e rëndë, ndërkohë që mban edhe titullin kampion te peshës “light heavyweight”, sportisti Daniel Cormier ka shumë kërkesa nga sportistë që duelojnë në të dyja peshat. Yel Romero ishte i pariu që sfidoi Cormier e më pas edhe Alexander Gustafson e Jon Jones, pa harruar edhe Brock Lesnar, që do të rikthehet në kafaz pas dy vitesh. Apo edhe vetë Miocic, që ka kërkuar revanshin. Por tashmë në listën e gjatë ta kandidatëve është edhe Ilir Latifi, aktualisht nr.4 në botë në peshën “light heavyweight”, që ka ftuar Cormier të mbrojë titullin e këtij divizioni ndaj tij.
Në një mesazh në faeqn e tij zyrtare në “Instagram”, sportisti me origjinë shqiptar shkruan: “Zotëria kampion i dy peshave. Le t’u japin fansave duelin më të bukur të munshëm në peshën “light heavyweight”. Unë jam i vetmi në këtë divizion që kam fituar 5 nga 6 duelet e fundit, 3 me KO, një me “submission” të gjithë në raundin e parë. Jam një nga sportistët më aktivë në këtë divizion, ndaj le të duelojmë së bashku”, thotë Latifi.
Më tej, sportisti më nënshtetësi suedeze shkruan: “Vetë e ke pranuar që Latifi është sportisti më i fortë me të cilin jam stërvitur. Të dy e dimë që kjo përballje do të ishte një duel i madh në divizionin tonë. Unë mund të të mposht, duke të të treguar tapetin. Le të organizojmë këtë sfidë në Nju Jork, le ta realizojmë atë”.