Ikona e UFC-së Brock Lesnar merr vendimin për të ardhmen
May 2, 2019
0 comments
Share

Ikona e UFC-së Brock Lesnar merr vendimin për të ardhmen

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë Brock Losnar nuk do të rikthehet më në kafaz, duke i thënë përfundimisht lamtumirë sportit të arteve marciale mikse (5 fitore, 3 humbje dhe 1 duel pa rezultat për të). Prej vitesh 41-vjeçari ka lënë kafazin për të dueluar në WWE (World Wrestling Entertainment), sport ku gjithashtu e ka në dyshim të ardhmen.

Muajt e fundit ishte përfolur për një rikthim në kafaz dhe për një duel me kampionin aktual të botës të këtij Divizoni, Daniel Cormier. Gjithsesi, kjo sfidë nuk do të zhvillohet ndonjëherë dhe Cormier do të mbrojë titullin ndaj Stipe Miocic.

Presidenti i UFC-së, Dana White konfirmoi se ka biseduar me Lesnar, që i ka komunikuar vendimin për të mos u rikthyer më në kafaz dhe për t’u tërhequr nga sporti. Madje në dyshim është edhe prania e Lesnar në WWE, sport ku mund të mos duelojë më. Në eventin “Wrestlemania 35” ai humbi titullin kampion, ndaj ka gjasa të tërhiqet përfundimisht nga sportet luftarake.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *