Ikona e ringut rrëfehet i penduar: Do të doja të kisha bërë një jetë tjetër
April 30, 2019
0 comments
Share

Ikona e ringut rrëfehet i penduar: Do të doja të kisha bërë një jetë tjetër

Në rini, për të gjithë ai ishte “Majku i Hekurt” (Iron Mike). Mike Tyson është një ikonë e boksit, i dalluar nga të tjerët për mënyrën e tij të të dueluarit: I shpejtë dhe i fuqishëm. Një përbindësh, i pamposhtur në ring për 37 duele radhazi, duke qenë kampion i botës në peshën e rëndë.

Pavarësisht se në ring ishte një kampion, jeta jashtë ringut ishte një makth për boksierin. Në një intervistë për “Good Morning Britanin”, boksieri amerikan tha: “Gjatë jetës time si fëmijë, deri 12 vjeç, më kanë mësuar vetëm se si të rrah të tjerët, të zihem me ta, t’i poshtëroj”.

Gjithsesi, e vërteta është se kam qenë një djalë i trembur dhe i pasigurtë për veten time. Nuk e kisha idenë e asaj që po bëja, por ndihesha mirë dhe të gjithë më thonin se isha i aftë për ta bërë këtë gjë. E gjithë kjo fëmijëri bëri që unë të jem ai tiran i pabindur edhe kur u rrita. Nuk kisha respekt për veten time dhe për rivalët e mi”, thotë Tyson.

Duke parë gjithçka kam kaluar kuptoj se kam gabuar. E gjithë jeta ime është një keqardhje për atë që kam bërë. Sjellja ime jashtë ringut ka reflektuar edhe atë që bëja më pas kur boksoja. Do të dëshiroja që të mos kisha bërë kurrë këtë rrugë, të mos kisha thënë shumë gjëra të shëmtuara”, rrëfen Mike Tyson.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *