Idrizi nuk po ndalet as në kupat botërore
July 9, 2018
0 comments
Share

Idrizi nuk po ndalet as në kupat botërore

Medalisti ballkanik dhe evropian, Abdurahim Idrizi (55kg) po kthehet me plot suksese edhe nga kupat botërore duke u ngjitur në piedestalin më të lartë.

Ai në Umag të Kroacisë drejt medaljes së artë erdhi pasi mposhti në xhiron e parë gjermanin Tomas, mandej ishte më i mirë edhe se Agovic nga Bosnja e Padolski nga Bjellorusia për të kualifikuar në gjysmëfinale dhe për të mposhtur bindshëm ukrainasin Filipov me 5:0. Në finale fitoi edhe rusin 7:2. Ky sukses i madh e ka emocionuar edhe prindin e tij Aljko Idrizi, i cili për një moment nuk ka mundur ti fshij edhe lotët nga emocione, ndërkohë që suksesin e  ka përshëndet edhe trajneri i tij nga Mekpetroli, Boshko Zaborski, duke thënë madje se tek Idrizi pret medalje edhe nga kampionatet evropiane e botërore.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *