
Idrizi në Premier Ligën botërore në Lisbonë të Portugalisë
Gjatë kësaj fundjave në Lisbonë të Portugalisë do të zhvillohet Premier Liga botërore në Karate 1, e cila për momentin është Liga më e fuqishme në karate, duke marrë parasysh se pikët vlerësohen drejpërdrejt për në Lojërat Olimpike.
Në këtë event do jetë pjesëmarrës ‘ajka’e karatesë botërore. 740 karateistë do të garojne për medalje. Pjesë e këtij spektakli në karate do të jetë edhe Abdurahim Idrizi, anëtar i K.K. ‘Makpetrol’ nga Shkupi.
Idrizi do të garoj në kategorinë senior (-60 kg), dhe për momentin në listën botërore të WKF është i radhitur i 96-ti. Edhe pse aty do të garoj si një prej më të rinjve, Idrizi synon finalen.
“Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit jam përgatitur nga dy herë në ditë, dhe ndjehem mirë. Me ndihmën e Zotit synoj finalen. Do ta jap maksimumin”, deklaroi para udhëtimit kampioni ynë Abdurahim Idrizi.