Idrizi i pari edhe në “Struga Open”
October 9, 2017
0 comments
Share

Idrizi i pari edhe në “Struga Open”

Të shtunën, në Strugë u mbajt turneu ndërkombëtar në karate “Struga open 2017”, ku morën pjesë 477 garues, 53 klube, nga 5 shtete. Prezent përvec Maqedonisë, ishte Kosova edhe si reprezentacion, por edhe klube të shumta, Shqipëria, Mali i Zi si dhe Austria.

I vetmi sportist që e përfaqësoi K.K. “Makpetroll” nga Shkupi ishte Abdurahim Idrizi, i cili u  shpall kampion në disiplinën Kumite në kategorinë e Juniorëve, -55 kg.

Ai deri tek medalja e arti erdhi pasi që arriti dy fitore dhe pa humbje pikë doli kampion.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *