Idrizi do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut vetëm në kampionatin ballkanik
November 20, 2019
0 comments
Share

Idrizi do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut vetëm në kampionatin ballkanik

Gjatë fundjavës në Shkup u zhvillua kampionati shtetëror në karate për kadet, junior dhe U21, në të cilën është bërë edhe përzgjedhja për përfaqësimin e vendit në kampionatin Ballkanik dhe Evropian.
Në kuadër të K.K. “Makpetroll”u paraqit edhe Abdurahim Idrizi në kategorinë U21, -60kg.
Në ditën e parë kishte 3 luftëra të mrekullueshme.
Në luftën e parë dhe të dytë ishte bindshëm më i mirë se kundërshtarët, duke i fituar me rezultat bindës, fitore këto që e çuan në finale.
“Abdurahimi e nisi luftën shumë bukur. Erdhi në avantazh 1:0, pastaj edhe 2:1, por më pas referët kundështarit të tij i ndanë pikë që nuk ekzistonin dhe 10 sekonda para se të mbyllet meçi e kthyen në lojë. Ndërsa, dy sekonda para përfundimit të luftës humbi pikë dhe fitoi titullin nënkampion. Tani Abdurahimi do ta  përfaqësojë Maqedoninë e Veriut vetëm në kampionatin Ballkanik”, tha i revoltuar Alajdin Idrizi, prindi i karateistit të njohur Abdurahim Idrizi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *