I vdekuri i parë nga koronavirusi në sumo
May 14, 2020
0 comments
Share

I vdekuri i parë nga koronavirusi në sumo

Një mundës i sumos, japonezi 28-vjeçar Shobushi, ka vdekur nga komplikime shëndetësore pasi është infektuar nga koronavirusi, shkruan CNN. Ai është viktima e parë e sportit të sumos nga COVID-19.

Shobushi, emri i vërtetë i të cilit është Kiyotaka Suetake, ka vdekur pas dështimit të disa organeve pasi fillimisht mori pneumoni, ka njoftuar Asociacioni Japonez i Sumos (JSA).

Mundësi së pari kishte temperaturë më 4 prill, por pati vështirësi të marrë tretman në spital për shkak të një numri të madh të pacientëve me ankesa të ngjashme.

Pasi u refuzua nga disa spitale, Shobushi u shtri në spital më 8 prill. Ai kishte qenë në kujdesin intensiv që nga 19 prilli, por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai vdiq të mërkurën.

“Ai luftoi fort kundër sëmundjes, duke duruar dhembjen dhe duke luftuar për më tepër se një muaj si një mundës i sumos. Shpresojmë që të prehet në paqe tash. I jemi falënderues të gjithëve në institutet mjekësore që e kanë trajtuar me kujdesin më të madh”, është thënë në komunikatë të JSA-së.

Shobushi ka debutuar në sumo profesionale në vitin 2007 dhe arriti deri në pozitën e 11-të në Divisionin Sandanme.

Ai i takoi klubit Takadagawa dhe garoi në divizionin e shtatë të sumos. Janë 11 divizione në total.

Muajin e kaluar një trajner i sumos nga klubi i tij po ashtu doli pozitiv me koronavirus. Deri më tash gjashtë anëtarë të asociacionit të sumos janë diagnostikuar me virusin.

“Unë vetëm mund ta paramendojë se sa vështirë ka qenë të luftohet me virusin për më tepër se një muaj. Por, si një mundës ai ka luftuar me guxim dhe ka luftuar sëmundjen deri në fund”, ka thënë kryetari i JSA-së, Hakkaku.

Asociacioni i Sumos mbajti turneun vjetor në mars pa shikues, pas kërkesës së qeverisë japoneze për të anuluar ngjarjet e mëdha sportive.

Më herët këtë muaj, asociacioni anuloi Turneun e Madh Veror të sumos dhe ndërroi arenën e turneut të 20 korrikut. Tash do të mbahet në “Ryogoku Kaokugikan” të Tokios, pa shikues.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *