I pari që “fundos” Edgar, Ortega është ylli më i ri i UFC
Të mos ketë më dyshime: Brian Ortega është ylli ia ardhshëm i UFC.
Talenti i shkollës Gracie të jiu-jitsu nga Torrance, Kaliforni, kishte mundësinë e karrierës ditët e para të mëngjesit të së dielës kur u përball në kafaz e Frankie Edgar si zëvendësuesi i kampionit Max Holloway.
Dhe Ortega nuk kishte si të mos e shfrytëzonte këtë mundësi. Një bërryl që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes ishte pika kulmore e UFC 222.
Ndeshja u ndal pas 4:44 minutave të raundit të parë teksa Ortega është bërë luftëtari i parë që i jep fund Edgar-it në UFC.
“Kjo është diçka që unë e kam parë në ëndrrat e mia,” shprehet Ortega.
“Ishte një nder i madh të ndaja oktogonin me një legjendë si Frankie.”