I merr flakë anija gjatë natës, zjarrëfikësit i shpëtojnë jetën ish-kampionit të botës
June 25, 2019
0 comments
Share

I merr flakë anija gjatë natës, zjarrëfikësit i shpëtojnë jetën ish-kampionit të botës

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, ukrainasi Wladimir Klitschko, ka rrëfyer sot se ai dhe familja e tij u shpëtuan nga zjarrëfikësit në mes të natës, pasi yahti me të cilën ai po udhëtonte në Spanjë mori flakë. Ish-boksieri kishte dalë për peshkim me familjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të së dielës. “Ishim në mes të detit, në zonën e Majorkës, kur na shpëtuan zjarrëfikësit. Anija kishte marrë flakë dhe ne po përpiqeshim që të shpëtonim, duke qëndruar jashtë anijes. Për fat jemi të gjithë mirë”, thotë Klitschko.

43-vjeçari, humbi titujt kampionë bote në peshën e rëndë pas duelit me Tuson Fury në vitin 2015. Më pas, ai dështoi t’i rimerrte titujt pas duelit me një tjetër britanik, Anthony Joshua. Në vitin 2017 u tërhoq përfundimisht nga sporti.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *