Huseini: S’kam fjalë për suksesin e Doanit
Reprezentacioni i Maqedonisë më karate nga 8 deri më 10 shkurt mori pjesë në kampionatin europian në karate për kadet, junior dhe U21, në të cilin pjesëmarrës ishin 1200 garues nga 51 shtete. Maqedonia u rangua e 7-ta, dhe ky është një rekord, pasi një sukses i tillë ndodhi për herë të parë. Dy vende të para dhe dy vende të dyta, është ky një sukses historik për karatenë e Maqedonisë.
Doan Osmani (U21, -75 kg) dhe Petar Spasenovski (U21, -84 kg), një ditë më parë fituan edhe dy vende të dyta në kategoritë junior dhe kadet.
“S’kam fjalë, jam shumë i kënaqur nga ky rezultat madhor i Doanit. Gjithçka u bë me punë të madhe dhe serioze me një disiplinë dhe program vite me radhe, por tani erdhi koha që puna jonë të dal në sipërfaqe me këtë rezultat fantastik. Urime Doanit, anëtarëve të klubit të karatesë Fati, prindërve dhe kontribuuesve të klubit”, deklaroi seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë në karate në kategorinë U21, Arlind Huseini.
“Edhe si seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë në karate në kategorinë e senioreve të rinj jam tejet i kënaqur, pasi fituam dy medalje historike, edhe ata dy vende të para. Jam i kënaqur, ngase një sukses të tillë e dëshmova edhe si trajner i KK Fati me garuesin e klubit tim Doan Osmani se ky klub është serioz dhe ‘fabrikë’ e kampionëve europian si Berat Jakupi dhe tani Doan Osmani”, theksoi ai.
REZULTATET E DOAN OSMANIT:
- Doan Osmani-Bekim Basha (Shqipëri) 3:2
2. Doan Osmani-Enes Bulut (Turqi) 3:2
3. Doan Osmani & Bryan Lusse ( Holland) 3:1
4. Doan Osmani & Dimitrios Rigas ( Greqi) 2:0
5. Finale Doan Osmani & Nikita Belyavsky (Gjeorgji) 4:0.