
Humbës por i pasur, McGregor fiton më shumë se Cristiano Ronaldo
Revista e famshme “Forbes”, ka bërë me dije sot se sportisti irlandez i arteve marciale mikse Conor McGregor, me 100 milionë dollarët e fituar nga dueli ndaj Floyd Mayweather, ka kaluar edhe Cristiano Rondalo. Futbollisti portugez ishte në krye të listës së sportistëve më të paguar, por tashmë në krye të kësaj liste është ngjitur McGregor, duke mbajtuar fjalën.
Boksieri amerikan fitoi 350 milione dollare nga sfida, ja çeku
Kur ata u takuan një vit më parë, McGregor, asokohe në vendin e 24-t, në të njëjtin nivel me futbollistin Gareth Bale dhe tenistin Kei Nishikori, pat premtuar se një ditë do ta kalonte futbollistin e Real Madrid. “Nuk e besoj”, pat thënë Ronaldo, që tashmë duhet të pranojë humbjen.

Nga dueli mes Mayweather dhe McGregor
Ka mjaftuar një “vallëzim” në ring me Mayweather që ikona e arteve marciale mikse të jetë “numri 1 në listën e sportistëve më të paguar”. Natyrisht që në fund të vitit, në krye të kësaj liste do të shkojë boksieri amerikan Floyd Mayweather, që nga kjo sfidë fitoi 3 herë më shumë se McGregor, rreth 350 milionë dollarë. Mayweather vendosi edhe rekordin e 50 fitoreve (asnjë humbje) në karrierën e tij, ndërsa për McGregor ky ishte debutimi në sportin e boksit.