Humanizëm, spektakël dhe hapje solemne e “Black Eagle Gym” në Gjirin e Lalzit
August 5, 2019
0 comments
Share

Humanizëm, spektakël dhe hapje solemne e “Black Eagle Gym” në Gjirin e Lalzit

Më 24 gusht në Gjirin e Lalzit  do të bëhet hapja solemne e palestrës së vetme të specializuar për Muay  Thai në Shqipëri, dhe në kuadër të këtij solemniteti do të organizohet edhe një mbrëmje   sportiv e mjaft tërheqëse ku do marrin pjesë luftëtar që vijnë nga Serbia, Maqedonia, Kosova, Sllovenia dhe Shqipëria. E njëjta do të prezantohet nga shkolla “Black Eagle Gym” me kampionin e dyfishtë evropian, Ervis Bici në bashkëpunim me “ArenaRing Management Promotion” me menaxherin shqiptar të sporteve luftarake, Avdyl Salihu.

Sipas tyre do të zhvillohen 12 ndeshje mjaft të fuqishme, ku mysafirët dhe publiku do të kenë mundësi të kënaqen me ambientin e palestrës së re si dhe luftërat e treguara. Njëkohësisht njoftohet se e njëjta mbrëmje do të shfrytëzohet për të mbledhur sa më shumë mjete nga afaristët dhe individ për bamirësi dhe të njëjtat të ndahen personave me sëmundje të rënda.

“Ky eveniment organizohet për motive humanitare si dhe në kuadër të kësaj do bëjmë edhe hapjen solemne të palestrës të specializuar enkas për sportin e Muay Thai, e vetmja e tillë në Shqipëri.  Synimi gjithnjë është për ti ndihmuar rinisë shqiptare dhe me ju treguar atyre për Muay Thai, si një sport me disiplinë të madhe ku ka shumë kulturë e respekt. Populli ynë këtë pjesë e ka të nevojshme dhe vetëm nëpërmjet Muay Thai mund të përfiton shumë.  Cekim se Muay Thai është cilësuar si sporti më luftarak në botë dhe sekreti që tajlandezët kanë rezultate në kësi disiplina është disiplina dhe respekti ndaj kundërshtarit apo personave me nevoja dhë për këtë disiplinë rinia shqiptare ka shumë nevojë të mësoj.  Prandaj e kemi hap një palestër të tillë në Gjirin e lalzit për me tregu këtë kulturë dhe disiplinë. Fati ynë është se pas vetës kemi edhe legjendën botërore të këtij sporti Sak Kaponlek i cili është shprehur i disponuar me dhanë ndihmën e tij sepse ai e adhuron popullin shqiptar dhe këtë ne duhet shfrytëzuar në maksimum duke i falënderuar për gjithçka që bënë për flamurin kuqezi”, thotë Ervis Bici, duke shtuar se në lokacionin e Gjirit të Lalzit asnjëherë nuk ka pasur një palestër të sporteve luftarake dhe kjo madje ka qen edhe ëndërr e tij e kamotshme që të hapet një e tillë me të gjitha kushtet moderne.

“Meqenëse në zonën time, nuk ka pasur asnjëherë palestër të sporteve luftarake , synimi gjithnjë ka qen te hapi një të tillë në këtë lokacion. Tek ne ka shumë popullsi dhe ka interes, kështu së bashku me Sak Kaponlek madje po mendojmë të hapim edhe një Kamp dhe ti fusim sa ma shume shqipet mu marr me këtë sport dhe e njëjta të zhvillohet si në Tajlandë”.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *