Horn: Jam gati për revanshin me Pacquiao
Sfida e boksit mes Manny Pacquiao dhe Jeff Horn vazhdon të mbajë në ankth të gjithë në lidhje me rezultatin e dyshimtë që i dha fitoren boksierit australian, që mundi filipinasin me vendim unanim të gjyqtarëve. Pas deklaratës së WBO-së se do të bënte rinumërimin e pikëve të këtij duel ka ardhur sot reagimi i radhës nga Jeff Horn, që në atë sfidë fitoi edhe titullin kampion bote të kësaj kategorie, në peshën “welter”.
Revanshi mund te zhvillohet gjate muajit dhjetor
“Jam gati për revanshin. Nëse ai e dëshiron atë le të vijë sërish tek unë dhe le të përballemi sërish. Unë jam gati të dueloj sërish në ring me Pacquiao. Le të vendosë ai, ai e ka opsionin në kontratë për revanshin”, u shpreh Jeff Horn, që nuk dëshiron të lërë titullin kampion. Ndërsa Pacquiao, kampioni filipinas i dorëzave u shpreh: “Unë e dua boksin dhe nuk dua ta shoh këtë sport të vdesë për një vendim të padrejtë dhe i zyrtarizuar”, tha “Pacman”.