Holyfield i gatshëm të zhvillojë trilogjinë me Tyson
May 26, 2020
0 comments
Share

Holyfield i gatshëm të zhvillojë trilogjinë me Tyson

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Evander Holyfield ka thënë se ai është i hapur që të përballet me Mike Tysonin në ndeshjen e tyre të tretë, por tani do të jetë për bamirësi.

‘Iron Mike’ gjatë karrierës së tij është përballur dy herë me 57-vjeçarin në karrierën e tyre profesionale, derisa në vitin 1997, Tyson i kishte kafshuar veshin Holyfieldit.

Në javët e fundit, Tyson ka lëshuar disa video në internet, dukem treguar fizikun e tij mahnitës prej një atleti, derisa Holyfield ka bërë të ditur se edhe ai është duke ushtruar.

“Nëse e pyes atë, është pothuajse si unë të jem ngacmues duke thënë se dua të përballem kundër dikujt që kam rrahur dy herë,” ka thënë Holyfield për BBC.

“Nuk dua presion ndaj meje se ‘ti thjesht dëshiron të luftosh me Mike sepse e di që mund ta rrahësh’”.

“Nëse ai më godet mua, edhe unë do të godas. Unë jam 58 vjeç, ai është 54 vjeç, ju flisni për të qenë me shëndet të mirë dhe duke i bërë gjërat në mënyrën e duhur që e respekton atë. Unë nuk kam asnjë problem me të”, ka shtuar më tej Holyfield.

Tyson ishte kampioni i vetëm në peshat e rënda që kishte arritur të mbante titujt si WBA, WBC dhe IBF, derisa ishte pensionuar në humbjen e shkaktuar nga Kevin McBride në vitin 2005.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *