Holyfield e ka seriozisht për rikthimin në boks
August 7, 2020
0 comments
Share

Holyfield e ka seriozisht për rikthimin në boks

Evander Holyfield ka publikuar pamjet ka stërvitjet e tij, derisa po planifikon që të rikthehet në boks.

“The Real Deal” po shkon drejt rrugës së Mike Tyson, që tashmë e ka bërë zyrtare rikthimin e tij në sportin luftarak.

Holyfield thuhej se do të përballej me “Iron Mike” në trilogji – mirëpo vendin e tij e zuri legjenda tjetër, Roy Jones Jr.

Por, Holyfield tani ka planet e tij dhe si Tyson edh ai ka treguar shpejtësinë dhe vështirësitë që po i kalon që të rikthehet në ring.

Legjenda ka publikuar pamje nga stërvitjet e tij, derisa shihet duke vrapuar me një bjeshkë, gjersa ka pesha të rënda në kraharor.

Ditë më parë ka publikuar foto, kush shihej duke u stërvitur së bashku me Wladimir Klitschko në mbishkrimin: “Rrethojeni vetën me më të mirët”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *