Holyfield dhe Klitschko bëhen bashkë
July 23, 2020
0 comments
Share

Holyfield dhe Klitschko bëhen bashkë

Evander Holyfield është parë në palestër së bashku me Wladimir Klitchkon, derisa veterani po përgatitet për t’u rikthyer në ring.

Legjenda ukrainase ka shkuar në kampin stërvitor që t’i ndihmojë atij që të arrijë potencialin më të lartë në trilogjinë ndaj Mike Tysonit.

Holyfield ka postuar një fotografi në rrjetet sociale duke lënë mbishkrimin: “Rrethoni veten me më të mirët”.

“The Red Deal” u pensionua nga boksi në vitin 2011, por tani e dëshiron rikthimin sensacional në boks në duelin ndaj Tysoni, më shumë se 20 vite nga përballja e fundit.

“The Baddest man on the Planet” është po ashtu në formë, derisa ka humbur disa kilogramë që të jetë i gatshëm që të përballet me Holyfiedlin.

Kujtojmë se ky meç shumë i zjarrtë do të zhvillohet vetëm për bamirësi, mirëpo dy legjendat nuk kanë ngurruar të zbulojnë se do godasin fortë njëri-tjetrin.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *