Holm: Jam gati për sfidën me Cyborg, për t’u rikthyer kampione
September 7, 2017
0 comments
Share

Holm: Jam gati për sfidën me Cyborg, për t’u rikthyer kampione

Sportistja e arteve marciale mikse Cris “Cyborg” Justino ka nisur ditët e fundit një fushatë personale promocionale, ku kërkon që ta mbrojë titullin kampion të peshës pupël ndaj Holly Holm. Cyborg u shpall kampione e botës gjatë UFC-214, më 29 korrik, kur mundi me “KO teknik” në raundin e tretë Tonya Evinger. Ishin të shumtë ata që deklaruan se kjo ishte një fitore e lehtë për brazilianen, që ka një fizik të hekurt, ndaj dhe ka marrë nofkën “Cyborg”. Një sportiste që në artet marciale mikse ka një famë të padiskutueshme, shpesh e ashpër me rivalet ne kafaz.

Sportistja e arteve marciale mikse Cris “Cyborg” Justino

Por shpesh “viktimat” e saj kanë qenë rivale jo fort të njohura, ndaj dhe Cyborg kërkon që sfidantja e radhës, ndaj së cilës do të mbrojë për herë të parë titullin kampion bote në UFC, të jetë një ikonë e këtij sporti si Holly Holm. Kjo e fundit ka qenë kampione bote dhe është sportistja e parë që mundi Ronda Rousey, dy vite më parë. Problemi është se Holm ka dueluar vetëm një herë në peshën pupël, në sfidën që inauguroi këtë kategori dhe u mund me vendim unanim të gjyqtarëve nga Germaine de Randamie (u shpall kampione e botës).

Cyborg synon ta mbroje titullin ndaj Holm

Sportistja e arteve marciale mikse Cris “Cyborg” Justino ka nisur ditët e fundit një fushatë personale promocionale, ku kërkon që ta mbrojë titullin kampion të peshës pupël ndaj Holly Holm

Ndaj tani Holm ka shansin që të duelojë dhe të marrë atë titull që nuk arriti ta bëjë të sajën 8 muaj më parë. Një shans të cilin sportistja amerikane nuk kërkon ta humbasë, ndaj Holm është shprehur e gatshme të duelojë ndaj Cyborg në kafaz.”Po pres zyrtarizimin e ftesës edhe pse e di që ka kohë që Cyborg po e përsërit emrin tim. Unë po pres një mundësi dhe dua të jem gati kur ajo të më jepet. Mendoj se kjo sfidë do të ndodhë, ndaj jam në palestër dhe po mbaj veten në formë, për të qenë gati kur dueli i madh të konfirmohet”, ka deklaruar Holly Holm, një nga veteranet e arteve marciale mikse.

Holly Holm, ish-kampione e botes ne UFC

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *