Holloway si McGregor, mund të bëhet kampion në dy pesha njëkohësisht
April 4, 2018
0 comments
Share

Holloway si McGregor, mund të bëhet kampion në dy pesha njëkohësisht

Kampioni i botës në peshën “welter” në artet marciale mikse Max Holloway ka mundësi të ndjekë gjurmët e një tjetër ikone të këtij sporti, Conor McGregor. Holloway do të duelojë më 7 prill në eventin e UFC-223 ndaj Khabib Nurmagomedov, për titullin kampion bote të peshës së lehtë dhe në rast se fiton do të mbajë njëkohësisht titujt kampionë bote në dy pesha të ndryshme. Gjë që më parë e ka realizuar vetëm irlandezi.

Për Holloway kjo sfidë është një shans i artë për t’ia dalë mbanë edhe pse u thirr në momentin e fundit, ku do të zëvendësojë Tony Ferguson. “Nuk hezitova asnjë moment, thashë me vete le ta provoj, pasi nuk kam asgjë për të humbur. Kështu veprojnë kampionët. Kam rikuperuar pas dëmtimit të një muaji më parë dhe tani jam gati, jam stërvitur dhe e kam testuar veten, ndaj shpresoj t’ia dal mbanë”, tha Max Holloway.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *