Hollaway mbron titullin ndaj Edgar në UFC 218
October 5, 2017
0 comments
Share

Hollaway mbron titullin ndaj Edgar në UFC 218

Luftëtari nga Hawaii do ta mbrojë titullin e peshës pupël ndaj Frankie Edgar në eventin kryesor të UFC 218. Eventi do të zhvillohet më 2 dhjetor në Little Ceasars Arena të Detroit.

Holloway fitoi titullin e peshës 145-pound kur mundi Jose Aldon në UFC 212 në qershorin e kaluar. 25 vjeçari është duke kaluar një formë të mirë dhe ka një rekord 11 ndeshje pa humbur në MMA. Humbja e fundit e Holloway erdhi ndaj Conor McGregor në vitin 2013 në peshën e lehtë.

Ndërkohë, Edgar, një ish-kampion i peshës së lehtë të UFC, do të luftojë për titullin e peshës pupël për të tretën herë. Që kur ka zbritur në këtë peshë, Edgar ka një ecuri 7-2 me dy humbjet që kanë ardhur ndaj Aldos. Edgar momentalisht është 35 vjeç dhe vjen nga dy fitore ndaj Yair Rodriguez dhe Jeremy Stephens.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *