HISTORI SUKSESI – IRMA SHKOZA “KUR VESH DOREZAT E BOKSIT, SHPERTHEJ…”
August 13, 2017
0 comments
Share

HISTORI SUKSESI – IRMA SHKOZA “KUR VESH DOREZAT E BOKSIT, SHPERTHEJ…”

NESE JO TANI ATEHERE KUR?!

Kjo eshte historia e suksesit te Irmes. Nje vajze plot force e kurajo brenda saj. Nje vajze me nje durim dhe disipline shembullore. Karakteristika keto qe e kane bere te ndryshoje menyren e jeteses, te ndryshoje perberjen e trupit te saj, ta beje fitnesin pjese te pandare te se perditshmes se saj. 

Irma, nga nje vajze pa besim ne vetevete, me nje informacion te paket rreth fitnesit, pa nje objektiv te qarte ne mendje, tashme ajo eshte kthyer ne nje energji shperthyese, energji e cila shperthen sidomos kur ajo vesh dorezat e boksit.

Ja, pikerisht keshtu, e pershkruan Irmen edhe trajneri i saj personal Erdi Larti, i cili vazhdon te beje nje pune kembengulese dhe te palodhur.

Me poshte lexoni, se si e pershkruan vete Irma rrugetimin e saj drejt ketij ndryshimi.

“Kaloja cdo dite prane palestres, shihja me zili pertej xhamit e justifikoja veten qe nuk kisha kohe mjaftueshem per aktivitet fizik.

U nisa drejt palestres. – “Nuk dua te dobesohem, por veç sa te heq barkun!” Instruktori qeshi e u largua.

Prisja qe si te gjithe instruktoret te me familjarizonte me makinerite, por ai nuk ishte i tille.

Me mesoi cdo te thote fjala “cardio”, me mesoi rendesine e nje diete ushqimore te balancuar dhe qe ta ktheja stervitjen ne stil jete dhe jo per te heq vetem barkun apo celulitin!

Me veshi dorezat e boxit. Jooo!! Nuk jane per mua! – i thashe.

Nuk e mendoja kurre qe boxi do te behej nje sport kaq i dashur per mua! Adrenalina qe te pershkon trupin kur gjuaj me te djathten eshte e papershkueshme.

Eshte loje e mendjes me thoshte Erdi. E gjithe forca vjen prej zjarrit qe ti ke perbrenda dhe stimulit psikologjik qe ti i jep vetes.

Per 5-6 muaj kam arritur nje rezultat per te cilin edhe vete jam habitur. Kam humbur vetem 2 kg, por kam ndryshuar ne 75% formen trupore.

Ndjekja e nje programi te kombinuar midis cardios (vrap & box & HIT), ushtrimeve te forces e ngritjes se peshave te renda dhe doza e energjise qe Erdi me stimulonte ne cdo ushtim, me sollen drejt ketij rezultati, qe per mua eshte vec hapi i pare. Nuk ka ndjesi me te bukur kur ti kupton se mundesh!

Vullneti i hekurt bejne te pamunduren te mundur! Ishte fraza qe degjoja  kur beja squat me pesha te renda. Kur doja te direzohesha, Erdi ishte aty per te uleritur: Ku te humbi zjarri?! Mos me zhgenje!

 

“THE SWEAT. THE TIME. THE DEVOTION. IT PAYS OFF”

 

Ky hap qe ndermora, jashte kufirit te zones se rehatise me ka vendosur ne nje raport me te dashur me veten.

Refuzoje deshtimin! Ti ke potencialin per te bere gjera te bukura! Eshte shume me shume se sa thjesht nje trup terheqes! Reflekton pune te palodhur, dedikim, disipline, respekt ndaj vetes e etike ne te ushtruar! Kjo po qe eshte terheqese! Fraza qe i kisha mesuar permendesh prej Erdit, saqe lodhesha ndonjehere.

Por sot di te them qe sigurisht vullneti i hekurt me ka sjelle suksese ne jete, por pa injektimin e dozave te dashurise per peshat, te ushtruarit fort deri ne limitet e tua, e mbi te gjitha dorezave te boxit prej personal trainerit tim, qe tashme eshte nje mik i shtrenjte per mua, ky rrugetim i porsanisur nuk do te ishte i mundur!”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *