Histori reale e përjetuar nga kampioni Ervis Bici që ja vlen ta lexosh
October 26, 2020
0 comments
Share

Histori reale e përjetuar nga kampioni Ervis Bici që ja vlen ta lexosh

Sportistët gjatë formimit të karrierës së tyre gjithnjë ballafaqohen me shume të papritura gjate përgatitjeve, duke filluar nga motivimi, lëndimet si dhe situata të ndryshme ku shpesh herë nëse psiqikisht nuk je i vendosur mund edhe të dështoj ndeshja e planifikuar. Një rast të tillë me plot emocione e shpreh për publikun edhe dy herë kampioni i Evropës në Muay Thai, Ervis  Bici, që në vazhdim e përcjellim në mënyrën origjinale.

“Pasi u ktheva nga Shqipëria për në Bergamo ku jetoj, 14 ditë jam stërvitur në shtëpi. Sipas ligjit duhej karantinimi me obligim. Më pas jam transferuar në Trieste duke u stërvitur në mal për tre javë rresht. Të jetosh në një shtëpi i vetëm në pyll duke larë rrobat me duar, duke parë yjet çdo natë para gjumit ishte një eksperiencë si nëpër filma. Stërvitesha dy herë në ditë me legjendën Thailandeze Sak Kaoponlek dhe merrja këshilla nga vëllai im Ermirian Bici, bashkëpunim me Marco Lancini që më stërvitnin fizikisht dhe nga ana psikologjike. Një javë para ndeshjes dëmtoj gjurin përsëri si para një viti ku doktorët më këshilluan ta operoj. Bëhem doktor i vetes duke i vendosur gjurit argjilë. Gjithë kohën e lirë që duhet te pushoja mbas 5 orësh stërvitje ju përkushtova gjurit duke i vendosur akull të ënjturës dhe e fërkoja me ilaçe bimore,vetëm për tu kthyer në formë në ring. Kjo gjë më lodhi psikologjikisht ku deri në orën 00:00 e natës mbaja akullin në gjurin e ënjtur. 3 ditë para ndeshjes po bisedoja me mjeshtrin Sak Kaoponlek ku i shpjegoja për dhimbjen e gjurit, që nuk ja dilja më, isha i lodhur nga ana psikologjike nuk doja tu ndeshja më. Mjeshtri Kaopolek përvesh mëngët e trikos dhe fillon duke më kritikuar më zë të lartë, ku më thotë: – Ti djalosh ke harruar kush je, dhe nga vjen… Ti vjen nga vendi shqiponjave dhe më qyrravitesh për dhimbje gjuri !

Ti mendon që je i dobët prandaj qahesh nga dhimbja.  Ti je i fortë si bishë mos e harro këtë, kundërshtari nuk është askushi, ti je i madh. Gjithë restoranti kthehet duke parë me habi . Kaopolek fillon të bërtasë ,familja jote dhe gjithë shqiptarët mezi presin të ndeshesh dhe ti dëshiron të dorëzohesh !?? Ndrysho mëndje sepse unë ta njoh forcën, ti je një Egërsirë e tërbuar, ti ke një vullnet që unë se kam parë deri tani. Ti lufton për flamurshqiptar kjo gjë që bën ti ka shumë vlera për vendin tënd… A e kuptove apo jooo!? Ti je kafshë…Tani ik në shtëpi dhe ndrysho mendim për veten, mos harro kush je, thotë Bici, duke shtuar ”Ika në shpi me një moral të lartë, psikologjikisht isha i qetë, fjalët e mjeshtrit më ndryshuan totalisht mendim doja të fluturoja nga energjia pozitive e fjalëve. E tregova këtë histori thjeshtë për të treguar që nuk është e lehtë të futesh në ring. Të mbash djetë…

Të jesh larg familjes ku fëmija të pret në dritare. Doktorët që të sugjerojnë të operosh gjurin… Duhet psikollogji e çeliktë për ta përballuar këtë sakrificë. Jam ndeshur pa e menduar dhimbjen dhe kam goditur më fort se kurr me atë shkelm të dëmtuar… Sportet luftarake kanë sakrificë që askush nuk e imagjinon përveç sportistëve që nuk njohin dhimbje. Ju uroj të gjithëve shëndet kudo qofshi.  Kini besim te vetja dhe te forca juaj. Bëhu mirënjohës për çfar ke mësuar nga njerëzit e mirë, që të flasin për idhujt inteligjensen e babait për gjyshërit Beso te mjeshtrat dhe te idhujt e tu. Falënderoj tifozët, familjen,  për energjitë pozitive që brohorasin shko merr atë që të përket ty”, përfundon sportisti shqiptar i cili poashtu njihet shume si një njeri human i cili e ka dëshmuar vetën në shumë raste.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *