Hetemi pret triumf në Halle të Gjermanisë, ndeshen edhe Krasniqi e Uldedaj
January 18, 2018
0 comments
Share

Hetemi pret triumf në Halle të Gjermanisë, ndeshen edhe Krasniqi e Uldedaj

Më tre shkurt në Halle të Gjermanisë do zhvillohet një eveniment i madh sportiv ky “artistët” kryesor në ring do jenë edhe boksierët shqiptar: Robin Haxhi Krasniqi, Jurgen Uldedaj dhe Elvis Hetemi (9-0, 8 KO).

Ky i fundit dhe Krasniqi (46-5-0, 17 KO) ende nuk e kanë kuptuar kundërshtarin me te cilët do të ndeshen, kurse Uldedaj (7-0, 2 KO) do të ketë sfidën më të vështirë deri më tani. Ai do të sfidoj titullin internacional të Gjermanisë, kundër çekut Jakub Synek (8-0-1, 2 KO). Për potalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Elvis Hetemi tha se ndihet i përgatitur maksimalisht dhe beson në suksesin e radhës.

“Për këtë ndeshje jam përgatit maksimalisht sidomos në tre muajt e fundit së bashku me trajnerin Dirk Dzemski dhe jam i gatshëm pa probleme për 6 raunde ku edhe besoj në sukses”, tha Elvisi, një djalosh shumë i talentuar ku pritet shumë në të ardhmen.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *