Herolindi ka dy fjalë për Serbinë dhe për shtetin e Kosovës
May 9, 2018
0 comments
Share

Herolindi ka dy fjalë për Serbinë dhe për shtetin e Kosovës

Karateisti më i mirë në vendin tonë, Herolind Nishevci, tha se Serbia u frikësua shumë nga kombëtarja e Kosovës dhe nuk lejoi që të futemi në territorin e tyre, që të marrim pjesë në Kampionatin Evropian në karate, që mbahet në Novi Sad të Vojvodinës. “Nuk mundeni me na ndal. Është fat i keq për krejt sportistët e Kosovës çka përjetuam sot, që sa kohë duke u përgatitur, gjatë tërë vitit nëpër podiume me medalje, gjatë tërë vitit, duke ju tregu të gjithë botes së karatesë që jemi favoritë kryesorë si në kampionate evropiane po ashtu edhe botërore.

 

 

Kjo ndikojë në mos lejimin tonë të marrim pjesë në Kampionatin Evropian, që mbahet në Serbi. Shkaku ka qenë se ne kemi qenë favoritë për medalje dhe nga frika se ne fitojmë medalje dhe ngritët flamuri, është ndalu pjesëmarrja në këtë kampionat madje në kufi na kanë kthye. Por një gjë duhet me pas të qartë që mundeni me na ndalu vetëm në shtetin e juaj përndryshe në çdo shtet tjetër në çdo garë tjetër, do të na shihni në podiume dhe me medalje. Ajo që nuk duhet me ndodh po ndodhë prapë politika në sport është fatkeqësi kur dihet çfarë pune jemi duke bërë për me ardhur deri te këto medalje që kemi fituar. Garë shumë e rëndësishme dhe vlefshme për Lojërat Olimpike  – ‘Tokyo 2020’, e neve na ndalohet pjesëmarrja.

Kam edhe disa fjalë për shtetin tonë që ti kthej sytë edhe nga sporti i karatësë, është sport që ja ka fut frikën krejt superfuqive në karate ku të gjithë e dijmë që kemi vetëm 5 vite pranim me të drejta të plota. Për fund unë dhe gjithë ekipi do të vazhdojmë të punojmë e t’ju sjellim rezultate nga të gjitha garat tjera”, ka thënë NIshevci.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *