Hekuran Avdylaj premton fitore në Kërçovë
July 12, 2018
0 comments
Share

Hekuran Avdylaj premton fitore në Kërçovë

Vetëm edhe 16 ditë nga spektakli i madh që do zhvillohet në Kërçovë e ku do ndeshen për titull bote Shemsi Beqiri dhe Burim Aliu, ndërkohë që do ketë edhe shumë para ndeshje interesante, ku ndër ta do të ngjitet në ring, kampioni evropian Hekuran Avdylaj i cili me prejardhje nga Istogu (Shushic) por i lindur në Austri. Ai për kundërshtar do ketë një djalosh luftarak dhe korpulent, Borçe Ivanovski i cili është nga Maqedonia dhe i cili ka përvojë të madhe në kikboksin amator si dhe atë profesional. Mirëpo kjo aspak nuk e frikëson kosovarin i cili po paralajmëron madje edhe fitore.

“Për ndeshjen në Kërçovë po përgatitna maksimalisht sidomos në dy muajt e fundit. Unë gjithmonë e jap maksimumin në ring, kështu që do jetë kështu edhe kësaj radhe dhe nuk mendoj asgjë tjetër përveq fitores”, tha për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Avdylaj. Ndryshe, Hekurani deri më tani ka zhvilluar 40 ndeshje, ku prej tyre 35 fitore, 1 barazim e 4 Humbje. Në këtë spektakël do të paraqitet në ring edhe vëllai i tij, Dardan Avdylaj, kurse kundërshtarin e tij do ta zbulojmë në ditët në vijim.

Tiketat tani më në shitje

 

Organizatorët kanë lajmëruar se tani më kanë filluar me shitjen e biletave për “Superpro Fight Night Uskana” dhe të njëjtat për momentin mund ti gjeni në pikat shitëse në Kërçovë  “Bllaca Travel and Tours” (në afërsi te “Berzës”) dhe “Ficon” (në afërsi të kafe Imperial), si dhe direkt tek organizatorët (Mustaf Aliu dhe Burim Aliu).

Çmimet janë:

-në tribun 600den (apo 10€)

-në ring 1200den (apo 20€)

 

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *