Hekuran Avdylaj, Gladiatori i ringut evropian
Në qytetin e Vjenës po stërvit edhe një djalosh kosovar i cili me prejardhje është nga Istogu (Shushic) por i lindur në Austri. Bëhet fjalë për kampionin Hekuran Avdylaj i cili me sportet luftarake filloi qysh në moshën 10 vjeçare së bashku më vëllain e tij Dardanin dhe me arritjet e tyre mund të themi lirisht se janë emra të respektuar në ringun austriak por edhe jashtë saj. Portali për sporte luftarak “ArenaRing” në një intervistë ekskluzive me Hekuranin ka zbuluar disa detaje nga karriera e tij dhe synimet e tija për të ardhmen.
ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport?
Avdylaj: Me sporte luftarake kam filluar të merrem qysh në moshën 10 vjeçare, njëherësh me Taekwando, kurse pas katër viteve kalova në kikboks. U regjistrova në klubin më të fuqishëm austriak “Gym23” ku trajner kam Christian Passeger dhe Nebil Sebai.
ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring?
Pas dy viteve ushtrimesh u futa në ring dhe mund të them lirisht se ka qen një duel i vështirë për mua sepse nuk kisha edhe përvojën e duhur, por edhe përkrahje kam pasur shumë pak në atë kohë sepse mbështetje kisha vetëm prej familjes. Por sido që të jetë arrita deri tek një fitore më KO edhe atë qysh në raundin e parë.
ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?
Fillimi i karrierës ka qen i vështirë për mua dhe nuk kam pasur edhe aq suksese, por me kalimin e kohës ndryshoj gjithçka dhe unë vija tek triumfet që i kërkoja gjithnjë.
ArenaRing: Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?
Në Austri të stërvitësh sporte luftarake nuk është edhe aq e lehtë sepse në këtë vend fatkeqësisht më shumë i përkrahin sportet siç janë futbolli dhe ato sportet dimërore si skijimi.
ArenaRing: Sukseset e juaja ?
Suksesi më i madh i imi ka qen në Kampionatin evropian ku e mposhta një gjerman edhe atë me KO në raundin e tretë. Ajo ka qen për mua një kënaqësi e madhe sepse kundërshtari im ka pasur një emër të respektuar kurse unë nuk isha edhe aq i njohur në atë kohë. Nga 39 ndeshje sa i kam zhvilluar kam 5 humbje dhe vetëm një barazim. Jam shpall kampion i Austrisë, 2 herë kampion i Vjenës si dhe titullin kampion Evrope në versionin SPF.
ArenaRing: Ndeshja e radhës dhe ku po i zhvillon përgatitjet?
Ndeshjen e radhës do ta kem më 21 prill mendoj se në Vjen. Përgatitjet për këtë duel jam ka i bëj në klubin tim kurse më pas do të kem edhe disa sparinge jashtë Austrisë.
ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen ?
Planet e mija për të ardhmen janë që edhe më tutje të ndeshem me sukses në ringjet botërore si dhe të boksoj me emra të mëdhenj.
ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?
Mbështetjen ma të madhe e kam prej prindit tim por edhe agjjallarve sepse jemi edhe familje e madhe, kurse nëna ime në fillim ka qen kundër por me kohë edhe ajo u bë fanse e imi. Dhe kjo sot po më gëzon shumë.
ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?
Po bashkëpunoj me shumicën e sportistëve shqiptar dhe mund të them lirisht se të gjithë janë të respektuar nga ana ime.
ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?
Ndjenja ime më e mirë në jetë është kur mposhta gjermanin Ramon Kubler në kampionatin evropian, kurse më e keqja që do e mbaj mend gjithnjë është lëndimi që pësova në vitin 2012 kur edhe u desh të bëj pauzë gati 1 vit.