Hearn thumbon Wilder: Është xheloz për suksesin e Joshua
July 4, 2018
0 comments
Share

Hearn thumbon Wilder: Është xheloz për suksesin e Joshua

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik Anthony Joshua ia ka hedhur fajin amerikanit Deontay Wilder për mos arritjen e marrëveshjes për një duel mes dy kampionëve të botës. Sfidë që do të unifikonte titukt kampionë bote në peshën e rëndë. “E kam thënë dhe e përsëris, në tryezën e Wilder është një kontratë që ai nuk e ka firmosur. Në atë kontratë thuhet se dueli mund të zhvillohet më 13 prill të vitit 2019, në stadiumin “Wembley”. Në atë kontratë janë të gjitha marrëveshjet që patëm arritur paraprakisht”, tha Hearn.

Më tej, menaxheri Hearn thumbon ëilder, duke shtuar: “Me sa duket ai e sheh Joshua me xhelozi, pasi nuk është në gjendje të bëjë aq shumë parà sa ai. Por Wilder nuk e kupton se në atë kontratë ka një shumë të mirë financiare, që nuk e ka parë më parë. Në këtë përballje ndaj Joshua ai mund të fitojë 5 apo 6 herë më shumë nga sa ka fituar në gjithë karrierën e tij. Nuk e kuptojmë, e do apo nuk e do këtë sfidë, pasi po i japim një mundësi të artë, duke e paguar 15 milionë dollarë dhe më pas le të shkojë të jetojë në ëndrrat e tij”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *