Hearn thotë se Joshua do ta urrente atë po t’i tregonte arsyet e vërteta për humbjen ndaj  Ruizit
June 2, 2020
0 comments
Share

Hearn thotë se Joshua do ta urrente atë po t’i tregonte arsyet e vërteta për humbjen ndaj Ruizit

Anthony Joshua do të urrente promovuesin Eddie Hearn po t’i tregonte atij arsyet e vërteta për humbjen ndaj Andy Ruizit.

Boksieri britanik ishte rrëzuar katër herë në ring dhe kishte pësuar humbjen e parë në karrierë, në meçin që përfundoi në raundin e shtatë dhe boksieri dukej si i humbur.

Joshua më tej kishte thënë se ai ishte mposhtur edhe në sparring nga një boksier, para se të zhvillonte përballjen e parë në New York.

Hearn ka deklaruar se nuk ka të bëjë asgjë me sparringun apo panikun gjatë përballjes, por që nuk ka dhënë gjithçka nga vetja.

“Nuk ka të bëjë asgjë me sparringun apo panikun në ring, por kishte arsye që ai nuk kishte dhënë shumë nga vetja. Ai asnjëherë nuk do ju tregojë ju, por do më urrente nëse do ju tregoja”, ka thënë promovuesi i boksierit.

“Ai nuk dëshiron arsyetime siç i kemi parë nga Deontay Wilder. Kur shikoj pas, dhe shikoj fytyrën e tij, them: Ai nuk ka qenë i gatshëm 100 për qind”, ka shtuar ai më tej.

Joshua arriti të rikthente titujt e humbur në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa tani pret që të përballet me Kubrat Pulevin në fund të këtij viti.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *