Hearn përgjigjet rreth thashethemeve
December 4, 2019
0 comments
Share

Hearn përgjigjet rreth thashethemeve

Eddie Hearn i është përgjigjur thashethemeve se Anthony Joshua është lënduar në sparring.

Promoteri i boksierit britanik ka zbuluar se nuk ka asgjë serioze dhe ai është i gatshëm që të boksoj.

Ish-kampioni i peshave të rënda do të ripërballet me Andy Ruizin më 7 dhjetor në Arabinë Saudite, ku do të tentojë t’i rikthejë të tre titujt e humbur, WBA, WBO dhe IBF.

 “Ai është më i fokusuar se herën e kaluar, ka zhvilluar një sparring të mirë”, ka thënë Hearn.

“Dallimi është se kësaj radhe sparring ka qenë i nivelit të lartë botëror, Ai ka pasur punë me djem super të talentuar – Andrew Tabiti, Tyrone Spong, Bryant Jennings, Dereck Chisora. Top sparring, që e ka vënë atë në presion”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *