Haye var “dorezat” e boksit, tërhiqet përfundimisht nga sporti
June 12, 2018
0 comments
Share

Haye var “dorezat” e boksit, tërhiqet përfundimisht nga sporti

David Haye ka konfirmuar sot tërheqjen e tij nga sporti i boksit, një muaj pas humbjes që pësoi me Tony Bellew në revanshin e zhvilluar në Londër. Boksieri 37-vjeçar, vendosi t’i japë fund karrierës së tij, pas 32 duelesh si profesionist në ring (28 fitore e 4 humbje), por dy sfidat e fundit me Bellew i humbi të dyja. Lajmin e ka konfirmuar vetë Haye përmes një mesazhi në rrjetet sociale, në fund të një karrierë 16-vjeçare, e cila ka nisur në vitin 2002 në peshën “cruiserweight”. Në vitin 2008 ai u bë kampion bote në këtë peshë, duke mbajtur 3 nga 4 tituj e kësaj peshe.

Më pas, në vitin 2009, haye u ngjit në peshën e rëndë, ku dhe u shpall kampion bote në kategorinë WBA, ps triumfit ndaj Nikolay Valuev në nëntor të këtij viti, por në vitin 2011 e humbi atë, pas sfidës me Wladimir Klitschko. Dëmtimet anulluan dy herë duelin e tij me Tyson Fury, duke iu nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale dhe më pas u tërhoq nga sporti. Haye iu rikthyer karrierës në janar të 2016-ës, por këtë herë karriera e tij ishte më e shkurtër dhe pas 16 muajsh vendosi të tërhiqej përfundimisht nga sporti.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *