Haye tregon dëmtimin: Tani nis periudha e rehabilitimit
November 27, 2017
0 comments
Share

Haye tregon dëmtimin: Tani nis periudha e rehabilitimit

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, David Haye, që u tërhoq këtë javë nga revanshi i 17 dhjetorit ndaj Tony Bellew, ka treguar sot për herë të parë dëmtimin e pësuar në krah, që e detyroi atë të ngrejë “flamurin e bardhë”. Haye pësoi një dëmtim në krahun e majtë dhe deklaroi se e ka të pamundur të duelojë dhe fotoja e postuar sot e konfirmon këtë gjë. Por britaniku shtoi se nga sot do të nisë periudha e rehabilitimit, duke kërkuar që revanshi të zhvillohet në periudhën mars-maj të 2018-ës. Haye ishte duke u stërvitur kur pësoi këtë dëmtim të papritur.

Periudha e riaftësimit nis zyrtarisht sot. Dje kam hequr fashot dhe sot nis masazhin. Periudha e rehabilitimit të krahut kërkon 6 javë dhe më pas do të rikthehem në palestër, për të përgatitur revanshin”, ka thënë sot David Haye, që kërkon të hakmerret për humbjen e pësuar me “KO teknik” në përballjen e parë ndaj Bellew. Në atë sfidë dëmtoi edhe “Thembrën e Akilit”, duke u detyruar të operohet dhe pas disa muajsh bisedimesh palët ranë dakord për revansh më 17 dhjetor. Tashmë britaniku Bellew i duhet të gjejë një sfidant tjetër për të dueluar në atë datë ose më vonë këtë vit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *