Haye paralajmëron Bellew para revanshit: Nuk do ta dëgjosh gongun e raundit të fundit
October 5, 2017
0 comments
Share

Haye paralajmëron Bellew para revanshit: Nuk do ta dëgjosh gongun e raundit të fundit

Boksieri britanik David Haye ka paralajmëruar patriotin e tij Tony Bellew në prag të duelit të dytë që do të zhvillojnë më 17 dhjetor në stadiumin “O2 Arena” të Londrës, se nuk ka për t’ia dalë mbanë ta mposhtë për të dytën herë. “Nuk mund të grabisësh dy herë të njëjtën bankë, pasi tashmë siguria është rritur”, ka thënë Haye gjatë konferencës për shtyp. Dy boksierët janë takuar sot për herë të parë mes tyre “face to face” që prej ditës kur u konfirmua revanshi. Bellew tronditi mbarë opinionin kur fitoi sfidën e parë me “KO teknik” në raundin e 11-të, në përballjen e zhvilluar në mars të këtij viti. Pas shumë bisedimesh, pak ditë më parë boksierët ranë dakord që të zhvillojnë edhe revanshin.

Nga dueli i pare mes Haye dhe Bellew

Ai e fitoi duelin e parë. Por unë nuk besoj se kjo gjë do të ndodhë sërish. Kurrë. Por Tony, për arsyet e tij, dëshiron që të duelojë sërish me mua. Njerëzit vjedhin banka për të siguruar parà për familjet e tyre. Ata mund të përfundojnë në burg, por të paktën sigurojnë familjet e tyre. Por a do të shkoje të vidhje të njëjtën bankë për të dytën herë? Ndoshta dëshira e tij për të siguruar familjen e tij është aq e madhe, së synon të më mundë mua sërish”, u shpreh më tej Haye, ish-kampion bote në peshat e rënda. “Kjo është ajo që unë ndjej. Megjithatë, askush nuk e di se çfarë ka ai në mendje. Unë di vetëm se çfarë më motivon mua për këtë revansh. Këtë herë, nuk do ta lejoj Tony Belleë të dëgjoj gongun e raundit të fundit”, u shpreh Haye.

Haye dhe Bellew sot gjate konferences per shtyp

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *